Bardhi i kthehet Spiropalit: Rama, njeri ordiner, fytyrënxirë nga boja dhe skandalet

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi, deklaroi në emisionin “Open” në TCH, se “bojatisja” e Edi Ramës është vetëm fillimi i reagimit të shqiptarëve ndaj tij.

Duke debatuar me ministren Elisa Spiropali, Bardhi deklaroi se “zotëria me fytyrë të nxirë nga boja dhe nga skandalet, është një dhunues i vazhdueshëm i opozitës, është ai që ka urdhëruar kriminelët për të dhunuar me grushta një deputet të opozitës. Kjo është dhunë.”.

“Rama është një hajdut i kapur në flagrancë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse ke zgjidhje të lira e të ndershme, ka përparim, shembulli i Maqedonisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zotëria me fytyrë të nxirë nga boja dhe nga skandalet, është një dhunues i vazhdueshëm i opozitës, është ai që ka urdhëruar kriminelët për të dhunuar me grushta një deputet të opozitës. Kjo është dhunë.

Është një njeri që ka përdorur fjalët më banale, dhe Kuvendi nuk ka marrë asnjë masë.

Ajo nuk ishte e organizuar por një reagim i një personi të ndjerë të dhunuar dhe të ofenduar.

Ky është vetëm fillimi dhe shqiptarët do ti kthejnë përgjigje atij duke filluar nga 16 shkurti.” , tha Bardhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?