Bardhi i përgjigjet Berishës: Je në ortakëri me bandat, ndërhynë në punët e Foltores

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Gazment Bardhi i është përgjigjur Sali Berishës, i cili i kërkoi SPAK që të hetojë vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Për të sot bandat janë në ortakëri me Sali Berishën, dhe se ata kanë ndërhyrë në punët e ”Foltores”.

”Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Sali Berishën.

Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores. Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?