Bardhi i përgjigjet Nokës: Mjaft me historinë e pengut

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një konferencë për shtyp u kundërpërgjigj ndaj deputetit Flamur Nokës, i cili më parë e kishte cilësuar kreun e PD-së Lulzim Basha, si “pengkryetar”.

“Historitë me pengje dhe pengmarrje do të duhet t’i bëjnë me seriozitet sepse po i flasin demokratëve në një moment të vështirë për ta. Ne e kemi për detyrim që të respektojmë sakrificën e tyre. Hallet e tyre personale t’i mbajnë larg selisë së partisë dhe mbështetësve”, deklaroi Bardhi.

Në lidhje me 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, Bardhi tha ”Nëse i kanë firmat, t’i depozitojnë në protokollin e Partisë Demokratike. Jeni vetë dëshmitarë, që deri në këto moment, në zyrën e protokollit nuk ka asnjë firmë të depozituar. Firmat nuk sillen me kuti të mbyllura dhe të thuhet “futini në kasafortë” në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar (Edi Paloka). Kryetari i Këshillit nuk ka zyrë, nuk ka as administratë dhe as staf për të kryer procese”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?