Bardhi reagon menjëherë ndaj Spiropalit: Mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës

Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeparlamentares Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit i shpjegoi opozitës përmes një shkrimi në Facebook konceptin e mosbindjes civile e që sipas saj nuk ka asnjë lidhje me aktet e dhunshme

Ja se çfarë thotë kreu i deputetëve demokratë: ”Mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës. Na paska dhënë leksion nga burgu Pëllumb Gjoka përmes zyrës për shtyp të Kuvendit se cili është kuptimi filozofik i “mosbindjes civile”! Mosbindja civile në kuptimin e Pëllumbave në Kuvend është që krimi i organizuar të shpërfillë ligjin dhe të mbretërojë në çdo institucion! Por realisht, mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës! As krimit të organizuar!”, thotë Bardhi në postimin e tij në “X”.

 

SHKARKO APP