Bardhi: “Ke marrë 200 mijë euro nga Rama”. Kundërpërgjigjet Endri Shabani: “Qenke idiot ti o legen! Ti merr lekë nga oligarkët”
Ndodh edhe kështu! Fyerje, sharje, por jo argumenta në emisione. Kjo shton klikimet në youtube por nuk rrit cilësinë e debatit dhe mesazheve që japin për teleshikuesit.
Një përplasje ka ndodhur mes deputetit të PD, Gazment Bardhi dhe kryetarit të “Nisma Thurje”, Endri Shabani, gjatë një debati televiziv në News24.
Bardhi akuzoi Shabanin se ka përfituar fonde nga Edi Rama dhe se i shërben atij nëpërmjet partisë që drejton duke deklaruar se Rama “e nxjerr nga xhepi” sa herë ka nevojë për të goditur opozitën.
“Ke marrë 200 mijë euro, ke dy persona të punësuar, ju punëson Edi Rama, të ka punësuar si kryetar partie që të dalësh në studio dhe t’i shërbesh Edi Ramës. Nuk ke asnjë aktivit, s’ke asnjë anëtar, nuk përfaqëson askënd”, tha Bardhi, duke iu drejtuar Shabanit.
Në përgjigje, Shabani i tha Bardhit “qenke idiot ti, o shpifës çfarë fondesh më ka dhënë Edi Rama mua? Do të padis për shpifje dhe turp të kesh, legen! Unë kam marrë fondet nga KQZ, sikundër ke marrë edhe ti. Por ti merr lekë edhe nga oligarkët, ndërsa unë i padis ata”.
“Cilin ke paditur ti? Një kalë të ngordhur si Ilir Beqaj”, i’u kthye Bardhi.
Jo vetëm në këtë rast, por janë rritur pak si tepër sharjet!