Bardhi kërkoi çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD, shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës

U zhvillua sot në Gjykatën e Tiranës seanca për shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga grupi i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, për çregjistrimin e emrit të Lulzim Bashës si kryetar të PD.

Seanca u shty për më 30 prill, kohë gjatë së cilës Gjykata e Tiranës do të administrojë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, qe ktheu për rigjykim në Apel çështjen e PD.

Në të njëjtën seancë do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.

Këshilli Kombëtar i PD më datë 27 korrik 2023 ka vendosur të kërkojë çregjistrimin e ish kryetarit të PD Basha nga regjistri i partive politike. Grupimi i përfaqësuar nga ky i fundit ka bërë kërkesë që të bëhet pjesë si palë në proces.

Përfaqësimi ndaj të tretëve bëhet nga kryetari, as nga Këshilli Kombëtar. Kanë tagër të caktimit ose zgjedhjes së një kryetari të ri”, tha përfaqësuesi ligjor i Bashës për mendiat pas përfundimit të seancës.

SHKARKO APP