Bardhi kritikon ministrin e Jashtëm: Erdhe dhe lexove statuset e Ramës, asnjë masë për Serbinë
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kritikuar ministrin e Jashtëm, Igli Hasanin që nuk përmendi asnjë fjalë për masat ndaj Serbisë dhe nuk mbajti asnjë qëndrim në lidhje me deklaratat skandaloze të Ramës. Gjatë diskutimeve në seancën plenare këtë të hënë në Kuvend, Bardhi ka ironizuar ministrin duke thënë se erdhi dhe lexoi statuset e Ramës në 48 orët e fundit.
”Prisja nga ministri i jashtëm që të dënonte rastin dhe prisja të merrja vesh nëse ka kërkuar sqarim për deklaratat e kryeministrit mbi marrjen që duhet t’i bëj KFOR veriut të Kosovës.
Prisja gjithashtu që ministri të fliste se a ka kërkuar masa Shqipëria për Serbinë. Kjo sallë sot duhet të kishte çështjen e Kosovës për diskutim. Çfarë po bën ministria jonë e jashtme për sulmin ndaj Serbisë. Me keqardhja ministri jonë i jashtëm lexoi statuset që ka bërë kryeministri këto 48 orë e fundit”,-tha Bardhi.