Bardhi me banorët në Cakran: Fier, e keqja po ikën. Njerëzit e duan ndryshimin

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Fier, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me banorët në Cakran. Sipas tij, e keqja e Fierit po ikën.

”Fier, e keqja po ikën. Me banorët e Cakranit na bashkon diçka shumë e thjeshtë: duam që gjendja e pamundësisë apo pasigurisë ekonomike në familjet tona të marrë fund.

Në Cakran, bashkë me kandidatin Gentian Koçin, takuam njerëz që e duan ndryshimin dhe po na besojnë me çdo ditë e më shumë. Në këto zgjedhje, PD nuk është e keqja më e vogël.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne jemi alternativa më e mirë, me ekipin më të mirë, me programin më të mirë, me vullnetin e mirë për të realizuar premtimet tona”,-shkruan Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?