Bardhi merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve në Washington: Bota më e sigurtë me presidentin Trump

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në Uashington.

Ai takoi miq amerikanë e pjesëmarrës nga rreth 120 vende të botës, me të cilët ndau pikëpamjet për situatën politike, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.

Bardhi shkruan në një postim në Facebook, se bota do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Trump si president, në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë.

Postimi i plotë

Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga rreth 120 vende të botës, me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politik, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë. Pjesmëmarrja e Presidentit dhe fjala e tij, më shton bindjen se bota do të jetë më e sigurt dhe më e begatë gjatë drejtimit të tij, në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë. Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHKARKO APP