Bardhi mohon përçarje mes demokratëve në Shkodër: PD ka kapacitete për 140 kandidatë por do garojë me 11
Votimi i kandidatëve të PD në qarkun e Shkodrës nxori në pak kontestimin në masë të figurave me më shumë kontribute, të paktën gjatë periudhës që demokratët kanë qenë në opozitë.
Vota kontestuese morën kryebashkiakja Ademi, ish-deputetë e ish-drejtues vendorë në Shkodër e Malësi të Madhe por jo aq sa për të mos u konfirmuar.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, mohoi një përçarje të mundshme.
Bardhi: 23 kandidatë janë konfirmuar nga anëtarësia e partisë. Procesi përfundon këtu. Lista do ti përcillet Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve dhe më pas kandidaturat do të shqyrtohet nga kryesia e partisë dhe në përfundim nga Këshilli Kombëtar i partisë.
Nuk më rezulton të ketë një numër kaq të lartë kontestimesh për kandidatët. Edhe në Malësinë e Madhe edhe në degën e Shkodrës janë konfirmuar të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë garë, kjo nuk tregon frymë përçarëse por frymë bashkimi. Do të jetë të gjithë bashkë për ti siguruar fitoren e thellë PD. Nuk më rezulton që në atë listë të ketë figura më të dobëta dhe të forta.
I pyetur nga gazetarët se si do lexohet vota e anëtarëve?
Bardhi: E sigurt është që i vetmi kriter që ne nuk ndjekim është që kandidatët të kenë lidhje me krimin e organizuar. Këtë ja kemi lënë partisë tonë kundërshtare, PS, që në filtrimin e kandidaturave të veta ndjek si kriter kyç lidhjen që kandidati ka me krimin e organizuar. Ky nuk është rasti ynë. PD në qytetin e Shkodrës ka kapacitete për të mbushur një listë me 140 deputetë.Për fat të keq qarku i Shkodrës do ketë vetëm 11 kandidatë nga PD. Nëse nuk janë respektuar kuotat e caktuara nga statuti apo kuota gjinore mund të ndërhyjë Kryesia e partisë me kuotën e vet prej 20% të listës finale. 20% e kuotës që ka kryesia e partisë është për kandidatët e PD, sigurisht që partitë aleate do të kenë një marrëveshje transparente me PD.