Bardhi: Ndryshimet në qeveri janë të diktuara nga krimi. Për ne s’ka rëndësi kush e drejton Kuvendin

Kreu i grupit parlametar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se për Partinë Demokrate nuk ka rëndësi nëse Kuvendin e drejton Elisa Spiropali apo Lindita Nikolla. Për të kryetar i Kuvendit mbetet vetë kryeministri Edi Rama. Po ashtu, Bardhi akuzoi kreun e qeverisë se ndryshimet e radhës në kabinetin e tij qeveritar i bën i diktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga krimi.

“I ka diktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, tre emërimet e reja në kabinetin qeveritar. Individë anonimë që pozicionet e tyre administrative ishin keqpërdorur deri më sot nga grupet më të fuqishme kriminale, të përqendruara kryesisht në qarkun e Durrësit. Të panjohur edhe për deputetët e grupit P të PS. Edhe kryetari i ri i Grupit e tha publikisht që nuk e njihte ministrin e ri të financave”,-tha Bardhi.

Sa i përket kolegëve të tij socialistë në Parlament, Bardhi tha se janë kthyer në “kukulla që përdoren në sallë vetëm për kartonët e tyre të votimit”.

SHKARKO APP