Bardhi: Në 11 dhjetor se shkarkojnë dot Bashën! Në 18 dhjetor s’do ketë përjashtime
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një konferencë për shtyp, ndër të tjera është shprehur se në 18 dhjetor nuk do të ketë shkarkime, në ndryshim nga 11 dhjetori, ku mbështettësit e Berishës flasin për largimin e Lulzim Bashës.
“Sepse kanë gjykuar situata nuk zgjidhet me mitingje e as me Foltore por me institucione dhe kjo është arsyeja pse i janë bashkuar, në momentin që ka miratuar Kuvend, kanë konfirmuar se do marrin pjesë në 18 dhjetor. Nuk do ketë shkarkim të askujt, për Sali Berishën, kryetari i PD është shkarkuar që në 9 shtator, në momentin që përballë interesit personal, të vendoste interesat e PD”.