Bardhi: Nëse do jem në Tiranë, do i bashkohem protestës. Apeli do të rrëzojë statutin e Berishës
Deputeti demokrat Gazment Bardhi, pjesë e grupit ”Alibeaj”, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Bardhi shprehu bindjen se Apeli i Tiranës do të rrëzojë statutin e kryetarit demokrat, Sali Berisha.
”Unë personalisht do njoh dhe do respektoj çdo vendim. Zgjedhjet lokale nga ana tjetër bëhen për të përcaktuar kush është shumica mes partive në vend.
Ky duhet të jetë thelbi i 14 majit. Nëse qëllimi i një pjese të PD-së është ta lërë mënjanë betejën me kundërshtarin por të caktojë kush është shumica brenda partisë, kjo dëmton Shqipërinë. Nëse do jem në Tiranë, do jem në protestën e 12 nëntorit”.