Bardhi: Nuk i besohet një qeverie që njihet si e korruptuar

1.15 miliard euro janë mbledhur për Shqipërinë, nga Konferenca e Donatorëve që u mbajt në Bruksel.

Shuma e dhuruar nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse pritet të shkojë për procesin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik që goditi vendin.

I ftuar në studion e “ABC News”, ish deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur për qëndrimin e presidentit Meta për Gjykatën Kushtetuese, ndërsa u ndal edhe te Konferenca e Donatorëve e mbajtur në Bruksel.

“Kemi parë një qëndrim Institucional Kushtetues të Presidentit të Republikës, dhe kemi parë veprime kriminale të qeverisë për të emëruar në Gjykatën Kushtetuese njërëz të kontrolluar”, u shpreh Bardhi.

Presidenti duket se nuk ka më asnjë kompetencë në dorë, do të shpërndajë Parlamentin. Çfarë mekanizmi ka mbetur që kërkesa e presidentit që kundërshton këto emërime në Parlament, të ketë vlerë?

Bardhi: Jemi në një tentativë pastër të një grushti njerëzish për të bërë grusht shteti. Presidenti i Republikës nuk ka ndërrmarë asnjë veprim që i tejkalon kompetencat e tij Kushtetuese. Ai që është në paligjshmëri dhe veprime kriminale është Edi Rama. Jam i bindur që Presidenti do të respektojë Kushtetutën.

Çfarë ka në dorë presidenti?

Bardhi: Duhet të bëjë këtë që bo bën. Qeveria ka kërkuar një opinion te Komisioni i Venecias. Në një njëjtën kohë që kur kërkon opinionin qeveria kryen një veprim të turpshëm, duke miratuar ndryshimet në ligj që e bën fakt të kryer puçin që tentoi ti ngrinte Presidentit.

Suksesi i qeverisë dhe kryeministrit Rama për mbledhjen e shifrave në Konferencën e Donatorëve?

Bardhi: Kemi të bëjmë me ndihmë humanitare. Shtetet Europiane edhe më gjërë gjithmonë kanë treguar solidaritet me vendet e prekura nga fatkeqësi natyrore. Nëse shikon nga i pari shtet deri tek më i fundit vendosën theksin tek transparenca dhe ky është tregues i mungesës së plotë të transparencës. Ofertat e ardhura nga Koncerenca e Donatorëve nuk është në gjë e re. Vende të caktuara apo banka të ofrojnë mundësi për të marrë kredi. Sukses për Shqipërinë është të zgjidhe hallin e qytetarëve shqiptarë, të cilat ende sot qëndrojnë në kushte të vështira. Egziston mungesa për ti besuar fondet një qeverie që njihet e korruptuar.

A është e vlefshme kjo që u arrit për Shqipërinë?

Bardhi: Është një ndihmë që është e nevojshmë për të zgjidhur hallin e qytetarëve të prekur nga tërmeti. Por fryerja që qeveria tentoi ti bënte situatës me ktheu në sytë e propagandës. Qeveria në vend që të plotësojë kushtet që janë vendosur nga vendet që ofruan ndihma bën propagandë. Qeveria duhet të nisë menjëherë nga puna.

Në këtë faturën 1.15 miliard eurove, a ka një rol kryeminstri dhe qeveria?

Bardhi: Bëhet fjalë për ndihmë humanitare, sikundër bëhet fjalë për kredi dhe grante që duhet të shoqërohen me projekte. 100 milion euro donacione nuk janë të ofruara nga Franca, janë edhe kredi. Ka një mungesë transparence se çfarë është ndihmë humanitare dhe çfarë është kredi.  Për të marrë kredi nuk ka nevojë për Konferencë Donatorësh, në aspektin teknik duhet thënë se Shqipëria nuk e ka mundësinë financiare për të pranuar një borxh të atij niveli. Këtë situatë Shqipëria duhet ta zgjidhë pa marrë asnjë borxh të ri. Ne kemi theksuar se qeveria duhet të marrë paratë që shkojnë në xhepat e një grushti njerëzish dhe të mos krijojë hapësira për të marrë më shumë borxh.

/abcnews.al

SHKARKO APP