Bardhi për 11 Majin: PD kishte përballë shtetin, gara nuk ishte e ndershme

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të ndershme dhe të barabarta. Për të PD ishte përballë jo vetëm pushtetit politik, por edhe strukturave të tjera që, sipas tij, janë në funksion të Partisë Socialiste.

Bardhi theksoi se kandidatët e PD-së janë intimiduar nga politika dhe grupe kriminale, duke përmendur konkretisht rastin në qarkun e Fierit, por sipas tij kjo është reflektuar në të gjithë vendin. Ai akuzoi segmente të Prokurorisë për bashkëpunim edhe me bandat.

”PD kishte përballë shtetin dhe anët e tjera të errëta të tij. Gara nuk ishte e ndershme. Nuk përballohet të qenit bashkë krimi, policia dhe segmente të caktuara të Prokurorisë. Nuk bëhet garë në këto kushte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse kisha përballë një bandë, duhet t’i drejtohem institucionit dhe institucioni nuk përgjigjet, sepse është palë përballë meje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm imagjinoni çfarë gare ka qenë më 11 maj. Kemi telefonuar policinë dhe ata nuk janë përgjigjur. Policia ishte në shërbim të PS. Kandidatët tanë janë intimiduar nga policia, por edhe krimi. Po flas për qarkun Fier, por besoj se ka ndodhur edhe në rang kombëtar”,-tha në ”News 24”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?