Bardhi prezanton Helidon Bushatin: Objektivi është të marrim 7 deputetë në qarkun e Shkodrës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka prezantuar sot në Shkodër, drejtuesit politik të këtij qarku, Helidon Bushatin.

Fjalën i pari e mori Bushati që falenderoi strukturat e PD-së që e ripropozuan në procesin përzgjedhës tregoi dhe objektivat.

“Falenderoj strukturat e PD në Shkodër dhe kryetarin, Lulzim Basha. Puna jonë ka qenë e vazhdueshme, që më 25 prill të rikthejmë shpresën. Është një rikthim nga ana formale sepse unë në vazhdimësi kam qenë prezent në Shkodër. Formalisht rikthehem në cilësinë e drejtuesit politik për të arritur objetkivat krejtësisht të arritshme. 7 shtatë deputetë në qarkun e Shkodrës është objektivi minimal për PD-në. Një falenderim nga strukturat e PD-së në Shkodër që më ripropozuan në procesin përzgjedhës të kandidaturave”, tha Bushati ndërsa nënvizoi domosdoshmërinë e gjithëpërfshirjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë fjalës së tij Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se gjatë këtyre ditëve do të prezantohen edhe  drejtuesit e tjerë politikë për zgjedhjet e 25 qershorit, për 11 qarqet e tjera të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të jenë këta drejtues politikë që do të udhëheqin fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

“Do të njiheni çdo ditë me drejtuesit e rinj të PD në të gjithë qarqet e Shqipërisë. Në PD nuk ka kurrë të përjashtuar, ka njerëz që i bashkohen çdo ditë e më shumë. Helidon Bushati është një nga administratorët më të mirë në PD”, tha Bardhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?