Bardhi: Protesta e nesërme, më masivja në këto 28 vite
I ftuar në SYRI.net, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ka komentuar protestën e nesërme të opozitës duke u shprehur se ajo do të jetë protesta më masive e 28 viteve të fundit.
Gjithashtu, numri dy i selisë blu ftoi policinë të bëjë detyrën dhe të mos bëhet policia politike e Edi Ramës.
‘Do të jetë protesta më masive që ka parë Shqipëria në këto 28 vite. Le të ngrejë barriera në autostradë.
Nëse ka të dhëna për elementë kriminalë, le ti arrestojë. Asnjë kriminel nuk është ftuar në protestë. Janë ftuar shqiptarët’, u shpreh Bardhi përballë gazetarit Alen Xhelili.
I pyetur për një listë hipotetike të policisë lidhur me kriminelë që do të jenë në protestë, Bardhi u shpreh: “Ka një listë me kriminelë dhe ata janë në qeveri dhe parlament”.
© SYRI.net
KOHA JONË SONDAZH

