Bardhi publikon pamjet: Dëshmitë e njerëzve në nëvojë, sirenë alarmi për qeverinë që merret me propagandë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi teksa publikon video-denoncimin ndaj qeverisë “Rama”, deklaron se dëshmitë e dhimbshme të qytetarëve në nevojë, janë sirenë alarmi për qeverinë që merret me propagandë
“Dëshmitë e dhimbshme të qindra qytetarëve në nevojë janë sirena alarmi për Qeverinë që të lerë propagandën dhe të bëjë detyrën.
Shteti ka detyrimin ligjor që në këtë kohë të pamundurve, t’u sigurojë minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer. Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më 3 javë.
Qeveria të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Është detyrim i saj ligjor, jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës” shprehet në reagimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Për më shumë shikoni videon e publikuar nga Gazment Bardhi: