Bardhi publikon videon: Berisha-Rama-Meta janë bashkë për të mbajtur Shqipërinë peng
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një video në Twitter një video ku akuzon se Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta janë bërë bashkë për të mbajtur peng Shqipërinë.
Postimi i plotë
Njëri kordinon sulmin mbi PD, tjetri financon foltoren, tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD.
Të tre kanë të njëjtin hall, të tre duan ta mbajnë Shqipërinë peng. Kushdo e ka të qartë se ata janë bashkë, se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD.
Zgjidh Ramën dhe merr Berishën dhe Meten. Zgjidh Berishën e Meten dhe merr Ramën.
1/1. Njëri kordinon sulmin mbi PD, tjetri financon foltoren, tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD. Të tre kanë të njëjtin hall, të tre duan ta mbajnë Shqipërinë peng. pic.twitter.com/CP1Xk0QOe3
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) January 28, 2022