Bardhi publikon videon: Momenti ku Policia shtyn molotovët drejt protestuesve, u plagos një i moshuar

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku shfaqet momenti kur një efektiv policie shtyn me këmbë një molotov drejt protestuesve.

Ai njofton se i moshuari është plagosur rëndë.

“Ky është momenti ku Policia e Shtetit shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë. Ushtari i Ergys Agasit në krye të Ministrisë së Brendshme sajon foto me policë “të dëmtuar”, ndërkohë nuk ka informacion që janë plagosur qytetarë. E siguroj që si trashëgimtar i familjes së Enver Hoxhës, do të ketë fatin e të parëve të tij! Kriminel”, shkruan Bardhi.

SHKARKO APP