Bardhi pyet publikisht SPAK: A është shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetaj?
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit i ka bërë një pyetje publike SPAK.
Pyetja e tij kishte të bënte me Arbën Ahmetaj. Deputeti i PD iu drejtua SPAK duke pyetur nëse kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt është miratuar nga GJKKO.
“Ka pasur një kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së arrestit ndaj Arben Ahmetaj. Nuk di asnjë asgjë çfarë ka vendosur gjykata. Nuk dimë në është miratuar apo jo, dhe këtë e kam thirrje për SPAK. Nëse është miratuar nga gjykata, pse i mbahet e fshehtë opinionit publik? A ka nisur kërkimi kombëtar? A është shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetaj? Për të gjitha këto çështje ne kemi kërkuar një interplancë në përputhje me rregulloren me Kryeministrin e vendit”, tha Bardhi.