Bardhi pyetet nëse do i bashkohen protestës së Berishës

Ndërsa protesta e thirrur nga Sali Berisha pritet të nisë sot në orën 16:00, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka thënë se ish kryeministri e ka protestën e sotme kundër vizitës së Vuçiçit ndonëse është munduar të gjejë arsye të tjera.

Ndër të tjera shtoi se PD sot nuk ka thirrur protestë por kushdo është i lirë për të protestuar por flet me bindje se të gjithë duan largimin e regjimit të Edi Ramës.

“Sot PD nuk ka thirrur protestë. Berisha ka thirrur protestë kundër presidentit serb, ndërsa nuk është hera e parë që vjen. Arsyet pse zgjedh këtë herë të protestojë, do të duhet media të hetojë dhe verifikojë. Rrëmuja dhe vijimi i rrëmujës nuk i ndihmon demokratët, është në interes të vetëm një individi”, tha Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?