Bardhi: Rama e Veliaj sulm të koordinuar ndaj SPAK

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një konferencë për shtyp shprehu shqetësimin e tij për sulmin e mazhorancës ndaj insitucioneve të drejtësisë.

Sipas tij sulmi ka qenë i organizuar dhe ka ardhur kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

“Shpreh shqetësimin për sulmin e mazhorancës ndaj institucioneve të drejtësisë. Nervozizmi i shtuar i kryeministrit në raport me hallet që e kanë zënë me drejtësinë për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsioni, e ka kthyer nga njeriu që gjoja mbështeste drejtësinë në anatemuesin më të madh të këtyre institucioneve. Që nga dita kur nxorëm faktet mbi të vëllanë, ai i dha mesazh SPAK ccduhet të bënte në lidhje me hetimet për përfshirjen e Olsi Ramës me laboratorin e Xibrakës. Intimidim që nuk duhet të merret në konsideratë nga drejtësia që ka detyrë t’i provojë opinionit publik se nuk intimidohet edhe kur preken njerëz të afërt me Ramën. Pamë sulm të koordinuar mes Veliaj dhe Ramës ndaj SPAK në lidhje me korrupsionin në bashkinë Tiranë. Kulmi arriti dje ku në Konferencën e Kryetarëve, për llogari të Ramës, njeriut që ka firmosur investimin strategjik për Xhacckën, sulmuan hapur anëtarët e GJK, duke shpallu madje atë që nuk është dëgjuar në 33 vite, se GJK nuk i imponohet dot Kuvendit. Duke zhbërë kështu sistemin demokratik.”, tha ai.

SHKARKO APP