Bardhi: Rama kriminel gjakftohtë, përdor çdo makinacion për të blerë vota
Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe sekretari për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata pas përgjimeve të publikuara nga gjermania “BILD” kanë dalë në një konferencë për shtyp.
“Përgjimet faktojnë se përmasat dhe mënyra e vjedhjes së zgjedhjeve është masive dhe e shtrirë në kohë përgjatë gjithë kohës që Edi Rama ka organizuar zgjedhje. Dosja 184 dhe 339 e provojnë këtë përtej çdo dyshimi.
Përgjimet tregojnë se për mbajtjen e pushtetit janë përfshirë Rama dhe e gjithë partia socialiste, institucionet shtetërore, pushteti lokal, policia dhe kriminelët.
Çdo dëshmi e BILD shfaq bashkëpunimin e qeverisë me vrasës, trafikantë droge dhe me grabitës. Aty faktohet skema e një krimineli gjakftohtë si Edi Rama, që përdor çdo makinacion për të blerë vota me para në dorë”, u shpreh Bardhi.
KOHA JONË SONDAZH

