Bardhi: Rama mbrojti Agim Kajmakun, të miratohet Vetting-u në politikë

Për deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kryeministri Edi Rama ka mbrojtur Agim Kajmakun, ish-kreu i PS në Bashkinë e Vorës, i arrestuar sot nga Itali pasi u kap me drogë. Demokrati ka publikuar një pjesë nga një intervistë e kryeministrit ku mohon çdo akuzë për Kajmakun. Bardhi kërkon Vetting-un në politikë.

Postimi i plotë

Edi Rama është përgjegjës për kriminalizimin e qeverisjes qëndrore dhe lokale. Ai nuk mund të fshihet dhe nuk mund ti ikë përgjegjësisë së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama e emëroi Agim Kajmakun kryetar të bashkisë së Vorës dhe ai do të ishte sot në detyrë nëse PD nuk do kishte denoncuar të shkuarën e tij kriminale. Asokohe Edi Rama dhe Belinda Balluku, në vend të ndjesës ndaj qytetarëve, zgjodhën baltën ndaj denoncuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që nga muaji Tetor 2021 Edi Rama ka bllokuar iniciativën e PD për vettingun e politikës. Sot më shumë se kurrë ajo iniciativë duhet të ecë përpara, duke garantuar jo vetëm largimin e të inkriminuarve nga qeverisja, por edhe shkëputjen e lidhjeve mes krimit dhe politikës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?