Bardhi reagon pas boshatisjes së spitalit të Kavajës: Kërcënim për jetën e banorëve. Karantina në Surrel
Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas boshatisjes së spitalit të Kavajës, me argumentin se do të kthehet në karantinë, për të prekurit nga koronavursi, nëse evidentohen raste të tilla.
Në një postim në facebook, Bardhi shkruan se ky vendim është papërgjegjshmëri dhe zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Reagimi i Bardhit:
Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.
Kjo është papërgjegjshëri!
Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë me Kavajën!
I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!
Ministrja e Shëndetësisë: Shmangni lajmet e rreme. Nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri
Vasili: Shqipëria, zero raste nga coronavirusi. Asnjë arsye për alarm
Gent Cakaj: Asnjë shqiptar i infektuar me virus në Itali
Rama: Nuk ka të prekur në Shqipëri. Koronavirusin do e përballojmë me profesionalizëm
KOHA JONË SONDAZH

