Bardhi: Skemë kriminale, energjinë e blejmë shtrenjtë dhe e shesim lirë

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi hedh akuza për energjinë elektrike, kur thotë se Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon, dhe pasi sipas tij paratë e qytetarëve abuzohen. Ai kërkoi që kjo skemë të cilën e cilëson si kriminale të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK.

”Ndërsa qytetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/kWh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/kWh. Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për buxhetin e shtetit, sepse energjinë e blejmë shtrenjtë dhe e shesim lirë. Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejt e ministres Belinda Balluku”, deklaroi Bardhi.

Postimi i plotë

Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen. Ndërsa qyetarët e Kosovës ???????? paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kWh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kWh.

Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë. Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministres Belinda Balluku.

Kjo skemë kriminale duhet të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK. Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo!

SHKARKO APP