Bardhi thirrje personale Këlliçit: Garo me logon e PD-së, mos u streho te partia e Metës

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, pjesë e grupit të Alibeajt që sot KAS i dha të drejtën që ata të përdorin logon e PD-së në zgjedhjet lokale, i bëri një ftesë publike kandidatit të Berishës për bashkisë e Tiranës, Belind Këlliçit të kandidojë me PD dhe të mos strehohet në Partinë e Lirisë.

“Nuk bëhet fjalë se kush është shumicë apo pakicë. Ka qenë pala jonë që ka kërkuar zhvillimin e përbashkëta të proceseve në parti. Kemi prezantuar një platformë pas ikjes së Bashës. Është shumë herë më e madhe barra duke mos futur në zgjedhje PD-ja.

Është shumë më e madhe barra duke i bërë thirrje demokratëve votoni Partinë e Ilir Metës. Nuk është barra ime që disa gjejnë strehë në partinë e Ilir Metës. Pse duhet Belind Këlliçi të strehohet në partinë e Ilir Metës, kur ka në dispozicion partinë e tij. Cili është problemi i tij me partinë?”,-tha Bardhi.

SHKARKO APP