Bardhi vizitë në Shtëpinë e Bardhë, Avenir Peka: Kanë biseda që nuk thuhen publikisht
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, ku është takuar zëvendës prokuroren e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e dha Avenir Peka dhe sipas tij, aty janë bërë biseda të cilat nuk mund të bëhen publike.
”Gaz Bardhi, kryetar i grupit parlamentar ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, flas për vizitë zyrtare, dhe ishte në Shtëpinë e Bardhë, ishte në Këshillin e Sigurimi i Shtëpisë të Bardhë. U takua me zëvendës prokuroren e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe diskutoi edhe për Shqipërinë dhe gjëra që nuk thuhen publikisht, sepse janë pjesë e diplomacisë”, tha Peka në ”A2cnn”.
Peka kundërshtoi pretendimet e gazetarit Qafoku se opozita nuk ka kontakte me administratën amerikane. ”Ka dy lloj nivele komunikimi. Është komunikim publik edhe komunikimet private. Jo private po ato që nuk janë publike. Në komunikim publike po të jap vetëm dy elementë. Dhe në nëntor kur erdhi asistent sekretari i shtetit në Shqipëri që shkoi te SPAK takoi kryetarin e parlamentit, takoi ministren e Brendshme dhe pesë deputetë të partisë të Partisë Demokratike”, theksoi Peka, i cili shtoi se kryetari i Partisë Demokratike ka një problem të non-gratës”.
KOHA JONË SONDAZH

