“Baret dhe restorantet vatër kryesore”, mjeku Pipero flet mbi rritjen e infektimeve me koronavirus
Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se është dakord me masat e reja që janë marrë nga Komiteti i Ekspertëve. Pipero ka deklaruar se si vatër koronavirusi shërbejnë vendet ku ka shumë njerëz, si familja, baret dhe restorantet.
“Vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret, restorantet. I sugjerova që atëherë komitetit të ekspertëve që të shqyrtonin fashën e orareve për lokalet. Gjithashtu kërkova mbylljen e kinemave si pjesë e masave. Këto masa janë në përputhshmëri me ecurinë e valës së virusit. Prandaj jam dakort me vendimet e reja”, tha Pipero.