Baret hapen më 18 maj, po kafen si do e pimë?

Dje qevria i dha përgjigje sesi do të punojnë bar-kafetë. Më datë 18 maj, baret dhe restorantet do të rinisin punën, por vetëm duke zbatuar protokollin e masave higjieno-sanitare të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Këto subjekte do të lejohen të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 17:30.

Për ata subjekte që do të vazhdojnë aktivitetin pas kësaj fashe orari, qeveria ka parashikuar masa të ashpra me gjobë deri në pezullim të aktivitetit.

Bar-kafetë dhe restorantet duhet të pajisen me të gjitha mjetet e nevojshme për mbrojtjen e personelit dhe klientëve, ku përfshihen dorezat, dezifektantët dhe maskat për stafin, ndërsa për klientët do të vendoset një higjienizues për duart, në hyrje të subjekteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tavolinat do të vendosen në 2 metra largësi midis njëra-tjetrës për të respektuar distancën fizike ndërmjet klientëve. Sa i takon dezinfektimit të ambienteve të bareve dhe restoranteve, ky proces parashikohet të kryhet 2 herë në ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?