Bari i çuditshëm në Vlorë, statusi i kreut të Bashkisë që befasoi banorët

Në këtë kohë të izolimit nga pandemia, asnjë informacion nuk na shpëton. Kështu ka ndodhur edhe me një status të çuditshëm të kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli. Pak ditë më parë, përmes një postimi në facebook, Leli shkaktoi zhurmë dhe habiti shumë njerëz të izoluar në shtëpi, në pamundësi për të verifikuar se çfarë po ndodhte në hyrje të qytetit. “Na rezulton se gjatë këtyre 40 ditëve të karantinës në hyrje të Vlorës ka mbirë një lloj i panjohur bari i lartë që e ruan vesën gjatë gjithë kohës në formë të konservuar përgjatë trupit”. Ndryshe nga sa u mendua në fillim dhe ndryshe nga sa u pa në foton e shpërndarë nga Leli ku u bëhej thirrje qytetarëve të mos afrohen, nuk bëhet fjalë për një bimë por për një instalacion. Projekti duket se ende nuk ka përfunduar.

https://www.facebook.com/1638687229694574/photos/a.1649532485276715/2656045524625401/?type=3&theater

SHKARKO APP