Barnat, 1150 alternativa mjekimi falas

Zgjerohet mbulimi me barna të kushtueshme për sëmundjet tumorale, Hepatitin C dhe sëmundje të tjera të rënda, që kishin barrë të madhe financiare për qytetarët. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, sqaron se lista e barnave të rimbursueshme, siguron mbi 1150 alternativa mjekimi falas nga të cilat, përfitojnë rreth 499 mijë qytetarë.

Pensionistë, grupe në nevojë, të siguruar ose jo e përfitojnë alternativën e barnave falas. Është rritur me 30 milion dollarë financimin e listës së barnave të rimbursueshme, duke siguruar mbi 1150 alternativa mjekimi falas nga të cilat, përfitojnë rreth 499 mijë qytetarë.

Fondi në dispozicion për LBR 2019 është 105 milionë dollarë, duke garantuar një paketë shumë më të plotë të barnave që merren falas nga qytetarët me sëmundje kronike apo akute. Nga fondi 105 milionë dollarë, 19 milionë dollarë janë për trajtimin e sëmundjeve tumorale, 24 milionë dollarë për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe 18 milionë dollarë për trajtimin e diabetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?