Barometri, ja si e vlerësojnë qytetarët e Tiranës PD-në e Berishës dhe ish-kryeministrin

Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.

Sipas përgjigjeve të kryeqytetasve, PD e Berishës ka bërë një progres nga muaj shkurt. Mendimi pozitiv për PD e Berishës është rritur nga 27% që ishte në shkurt në 29.2% në mars. Ndërsa mendimi negativ për PD e Berishës është ulur nga 70.4% që ishte në shkurt në 67.5% në mars. Por një rritje me 0.7% ka pësuar numri i qytetarëve që nuk kanë një pozicion të qartë për PD e Berishës.

Kur i shohim politikisht, ata që kanë mendim pozitiv për PD e Berishës, ka pasur një rënie të numrit të socialistëve që kanë mendim pozitiv për PD-në e Berishës, nga 11.1% që ishin në shkurt në 6.8% në mars. Ndërkohë, votuesit e PD në 2021 që kanë mendim pozitiv për PD e Berishës janë shtuar nga 72.6% që ishin në Shkurt në 76.2% në mars.

Një rritje në numrin e qytetarëve që kanë mendim pozitiv për PD e Berishës ka pasur edhe numri i atyre që janë të paidentifikuar politikisht, nga 15.1% që ishin në shkurt në 18% në mars.

Një rritje të perceptimit pozitiv ka pasur edhe figura e Berishës, nga 26.8% që ishte në shkurt, në mars ka shkuar 28.6%. Ndërsa mendimi negativ i qytetarëve për Berishën ka pësuar një rënie nga 70.4% në muajin shkurt, në 68.1% në mars.

SHKARKO APP