Barometri: Qytetarët duan të votojnë për individin më shumë sesa për një parti
Të pyetur nëse preferojnë në fletën e votimit të votojnë për individ apo për parti, qytetarët janë të qartë dhe shumica e tyre 58.3 % preferojnë të votojnë individin, më shume se sa partinë që janë 40.1 % Për të kuptuar pak më shumë rreth preferencave të tyre këtë herë në lidhje me mënyrën si përcaktohet të zgjedhurit në raport me territorin apo përfaqësimin e klasave grupeve shtresave sociale edhe këtu shumica 66.8 % duan që kandidati që zgjedhin për deputet ti përfaqësoj ata si territor me shume sesa si klasë, grupim apo shtresë sociale.