“Baroni i dr*gës”, Gëzim Çela do të ekstradohet në Shqipëri nga Kosova. Ish-punonjësi i policisë i kthyer në narkotrafikant

Ministria e Drejtësisë, thotë se Gëzim Çela i njohur edhe si një prej trafikantëve më të mëdhenj të kokainës e heroinës në Europë, do të ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë. Ai ka qenë punonjës policie, dhe ka dhënë pëlqimin e tij për t’u ekstraduar drejt Shqipërisë që do të kryhet më procedurë të thjeshtuar.

Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore. Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

Çela u arrestua më 9 dhjetor në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria. Me të ishte dhe personi që e ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai doli përgjimet e operacionit “Flakë në Det”, i nisur që në 15 gusht të këtij vitit dhe u shpall në kërkim nga SPAK në 9 Tetor, ditën kur u arrestua Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit i dyshuar në mbështetje të aktivitetit kriminal të të ashtuquajturit “baroni i drogës”, ndërsa ishin shpallur në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?