Basha akuzon Serbinë: Skenar i hartuar nga Rusia për të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha e cilësoi këtë ngjarje në Veriun e Kosovës një skenar që Serbia të marrë kontrollin në këto zona. Ai akuzoi përfshirjen e qeverisë serbe në këtë skenar. Mes të tjerash ai tha se është fillimi i lançimit të botës serbe.

“Kjo ngjarje është shpalosje e një skenari sekret, për të bërë ndarjen defacto të Kosovës, për të pushtuar Veriun e Kosovës. Skenari është i qartë, ndarje defacto e Kosovës, përmes paramilitarëve. Është fillimi i lancimit të skenarit të botës serbe. Synimi është të bëhet lëvizja e parë kundër konjukturës së NATO-s në Ballkan.

Plan dhe strategji e hartuar prej shumë kohësh nga Kremlinin. Skenari është në shpalosje prej kohësh, por akti i parë ishte marrja me forcë e Veriut. Dështimi i këtij skenari, meritë e faktorit euroatlantik dhe policisë së Kosovës, që iu përgjigj me efektivitet.

Çdokush e kupton se kjo është marrje e autorësisë nga Beogradi. Kërkohej dënim i prerë dhe distancim nga kjo ngjarje, por ndodh nderimi më i lartë shtetëror për individët e ekzekutuar në një operacion të ligjshëm policor, që janë akuzuar si terroriste ndaj një territori të pavarur. Beogradi zyrtar, Vuçiç, po merr autorësinë, po i nderon agresorët.

Ngjarja e ditës së diel është nxitja dhe sponsorizim nga Serbia. Ndoshta kërkohet vënia nën kontroll të dhunshëm të veriut të Kosovës. Në këtë kuadër e shoh si shfaqjen e plotë të qëllimeve të Serbisë. Duhet t’i jepet përgjigje e merituar këtij skenari”, u shpreh Basha në ”Open”.

SHKARKO APP