Basha, Alibeaj dhe Bardhi nesër në protestë? Këlliçi: S’kam informacion, por unë…
Nesër do të mbahet protesta e PD-së, dhe sipas Sali Berishës do të jetë më madhështroja që është parë ndonjëherë në vend.
Por nesër do të shihet nëse e gjithë PD-ja do të jetë në shesh, se a do të jetë Lulzim Basha, Gazment Bardhi apo dhe Enkelejd Alibeaj. Deputeti demokrat Belind Këlliçi thotë se nuk ka informacion, por i fton që të bëhen pjesë.
”Nuk kam informacion, nuk kam fare komunikim me ta. Megjithatë publikisht unë i ftoj që të vijnë në protestë”.