Basha: Askush nuk na ndalon. Kosova: Mendoj për qytetarët, jo për rezultatin

Partia Demokratike zhvilloi sot në Tiranë mitingun permbylles te fushates. Kreu i PD-se tha se 21 qershori eshte dita e popullit per te thene fjalen e tij kunder keqeverisjes. Ndersa shtoi se shqiptarët do te japin shemullin e tyre kunder oligarkise me vote.

Në fjalën e tij përmbyllëse, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, iu drejtuar të gjitha kategorive të shoqërisë në qytetin e Tiranës, duke premtuar për secilën kategori sa më shumë angazhim nga ana e tij.

Halim Kosova tha se në përfundim të fushatës ka filluar të mendojsë jo për rezultatin e zgjedhjeve, por për interesat e qytetarëve. Kosova tha se vota për të nuk është votë personale apo votë për PD, por do të jetë votë për brezat e ardhshëm të qytetit të Tiranës.

Halim Kosova: “Kemi nevojë që Tirana të qeveriset me përkushtim larg llogarive politike. Edhe unë ju ofroj këtë qeverisje, të qytetarit për qytetarin për të cilin Tirana ka më shumë nevojë. Të nderuar qytetarë, nëna gra motra mbetem i angazhuar për zgjerimin e rrjeteve të kopshteve, për transportin publik. Për gratë shtëpiake jam angazhuar për kurse kulifikimi. bashkëqytetarë të pastrehe angazhohem para jush për shpërndarje të shtëpive dhe për ndërtimin e 250 apartamenteve publike cdo vit. Të rinj dhe të reja të Tiranës përballë jush angazhohen për më shumë sheshe dhe kënde sportive. Internet falas në pikat e grumbullimit të të rinjve. Të nderuar student përballë jush jam angazhuar për praktika pranë bizneseve. Të dashur mësuese dhe mësues mbetem i angazhuar që të vlerësoj pozitivisht rolin tuaj në të gjitha nivelet dhe do të ulim numrin e nxënseve. Të vendosim në shkollat tona standard europiane.

Të nderuar pensionistë mbetem i angazhuar për të shtuar mjediset e shlodhjes. Duke ju konsideruar si kontribues të rëndësishme për një shoqëri moderne. Zhvillim të estradës, cirkut dhe aktivitetet të tjera kulturore dhe sportive në bashkëpunim me qeverinë vendore dhe qëndrore.

Të nderuar banorë të zonave rurale angazhohem për ngritjen e nivelit shëndetësor, për investime me përparësi, për furnizim me ujin e pijshëm. Të jeni të bindur se pasnesër ju qytetarë të Tiranës nuk do votoni një menaxher të qytetit për për të garantuar dhe ti japim shanc demokracisë. Nuk jam politkan karriere, në përfundim të kësaj fushate kam filluar të shoh më larg se politkanët, shikoj interesat tuaja. Politikanët po mendojnë për rezultatin e zgjedhjeve, unë po mendoj për fatin tonë të përbashkët dhe fëmijëve tanë. Thirrja ime është: Vota për Halim Kosovën nuk është fitore për mua apo PD, por fitore që do ti përkasë brezave të ardhshëm të qytetit tonë”

SHKARKO APP