Basha: Banka për Zhvillim Rural një tjetër premtim i pambajtur
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur tek një tjetër ‘dështim’ i kryeministrit Edi Rama, 13 ditë pas zgjedhjeve.
Përmes një story në ‘Instagram’ lideri demokrat shtron pyetjen nëse Rama e ka mbajtur premtimin për krijimin e një banke në dobi të zhvillimit bujqësor.
“13 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. A e mbajti Edi Rama premtimin për krijimin e një banke në dobi të zhvillimit bujqësor? Përgjigja; Jo. Banka për Zhvillim Rural është një tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës.”, thuhet në reagimin e Bashës.