Basha bashkëbisedim me të rinjtë: Premtimet e Ramës në javët e fundit janë boshe

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë në Shkodër, ku ndër të tjera është njohur me problematikat dhe shqetësimet e tyre. Basha gjatë fjalës së tij premtoi se do i ndihmojë të rinjtë e Shkodrës, të cilët jetojnë në një qytet me resursve të shumta por zgjedhin të largohen në Tiranë ose jashtë Shqipërisë. Mungesa e të rinjve për t’u angazhuar në iniciativa të tilla, sipas tyre, vjen nga fakti që të rinjtë shkodranë duan të largohën jashtë vendit. Ata gjithashtu shprehen se pjesë e kësaj fatkeqësie, është mungesa e zbatimit të ligjit nga institucionet e vendit.

Pjesë nga biseda

Elda Sallaku: Zoti Basha, mirë se erdhe! Unë jam Elda Sallaku, me profesion jam eksperte e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit. Kam një periudhë 15-vjeçare pune, jo vetëm si specialiste e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, por njëkohësisht edhe paralelisht kam zhvilluar dhe aftësitë e mia të mësimdhënies, sidomos në këtë fushë. Aktualisht kam prej disa vitesh që kam iniciuar dhe kam mbështetur dy biznese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më intereson që të mbështesë tek çështja e biznesit ose të inkubatorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, pasi prej disa kohësh së bashku edhe me një grup bashkëpunëtorësh të cilët janë të huaj, sepse në Shqipëri është e pamundur aktualisht të gjendet ajo mbështetja që duhet, kemi arritur të krijojmë mund të themi një minisoftuer hoëse në Shkodër, e cila aktualisht me shumë mund dhe sakrificë, numëron sot 17 programator. Nё Shkodёr ato janё first officer developer, aktualisht kemi 3 senior programator tё cilёt i kemi arrit me mbështetjen dhe formimin e tyre, pjesa tjetër janë nё nivelin junior por ёshtё e rëndësishme qё ato programojnë nё teknologjinë mё tё fundit dhe qё kërkohet sot nё tregun ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po kjo domethënë, çështja ёshtё qё kemi arritur suksesin sepse i kemi dhёnё shërbime pёr tё huajt sepse nё Shqipëri fatkeqësisht, momentalisht tregu i punës nuk tё ofron mundësinë e zhvillimit softёare pёr kompani biznesi shqiptar dhe pёr tё mos themi pastaj pёr tё arritur pёr tё marr ndonjë prokurim publik i cili ёshtё nё kёtё drejtim. Kemi tentuar disa herё por nuk kemi pasur asnjёherё sukses.

Lulzim Basha: A mund tё bёj njё pyetje?

Elda Sallaku: Po patjetër.

Lulzim Basha: Dhe sa shkon paga mesatare e tyre e programuesve?

Elda Sallaku: Ato kanё, ka disa nivele pagash e rëndësishme ёshtё qё duke qenë se ne kemi investuar “trainning on the job” nё fillim, fillimisht pёr 6 muaj, ata fillojnë me njё pagë 350 euro neto, pra përfshira pjesa tjetër janë kontributet dhe sot ata marrin pёr dy vite punë 1000 euro nё Shkodër. Ne kemi njё universitet i cili ёshtё shumë i rёndёsishёm pёr rajonin dhe pёr qytetin tonё.

Lulzim Basha: Pas dy vjet pune marrin 1000 euro?

Elda Sallaku: Po.

Lulzim Basha: E barabartë domethënë me pagën e deputetit.

Qytetarja: E vërtet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?