Basha: Biznesi luftë për mbijetesë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me bizneset e autostradës Tiranë-Durrës, tha se sektori i biznesit është në luftë për mbijetesë. ”Po mbytet nga politikat e gabuara të kësaj qeverie. Kemi klimën më të keqe të biznesit në Europë. Për mua, një biznes i çliruar është vizioni për një biznes të suksesshëm. Ju duhet një qeveri që nuk ua bën jetën më të vështirë por më të lehtë”. Më tej, Basha bëri një premtim: “Po tregohemi me gisht si qendra e krimit dhe drogës, ne do të punojmë që të tregohemi si qendra e suksesit të ekonomisë dhe biznesit”.
KOHA JONË SONDAZH

