Basha: Calët në burg sepse nuk janë miq të Ramës

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg vëllezërit Cali, të cilët u konfrontuan me ish-deputetin socialist Armando Prenga. Ky i fundit është në arrest shtëpi.

Pas vendimit, Basha ka shkruar në profilin e tij në Facebook:

“Calët nuk janë të zgjedhurit dhe miqtë e Edi Ramës, ndaj burgu është masa e dhënë për ta me vendim gjykate. Armando Prenga është miku dhe i zgjedhuri i Edi Ramës dhe agresori në konflikt, ndaj u la i lirë me vendim gjykate.

Ky është shteti i Edi Ramës: viktimat në burg, agresori në shtëpi. Kjo është Shqipëria e këtyre dy viteve ku s’ka barazi dhe ligji dhunon të pamundurit e përkëdhel të fortët dhe hajdutët me pushtet.

Por shqiptarët as nuk e duan këtë padrejtesi e rrenim vlerash dhe as nuk kane per ta lejuar.

Ejani me 8 dhjetor te tregojme se nuk e pranojme me dhunen dhe padrejtesite e nje bande te korruptuar. Se jemi shumica e ndershme ne kete vend dhe duam e do te vendosim barazi para ligjit, drejtesi e shanse per te gjithe”.

SHKARKO APP