Basha: Deklaratat e Xhafajt janë dëshpëruese, ja kur reagoi ai

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhhafaj, i cili tha se pas daljes së analizave të audipërgjimit ku përfshihet vëllai i tij, njëri mes tij ose Bashës duhet të largohet nga politika.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Lulzim Basha tha se ministri Xhafaj ka reaguar vetëm pasi u mor në mbrojtje nga Rama.

“Deklarata e Xhafës është një deklaratë sa e pafytyrë aq dhe dëshpëruese. Xhafaj i cili është fshehur nga deklarata e PD-së, është kapur pas një fije të perit që i dha Edi Rama, pasi e siguroi për audipërgjimin. Përgjigja e audipërgjimit nuk mund të dalë brenda 24 orëve. Fatmir Xhafaj ka një vëlla të dënuar si pjesëtar dhe ndërmjetësuars të një bande të trafikut të drogës. Gabimi i Rinisë për trafik droge, gabimi i përdhunimit, janë teza mbrojtjeje që bëhen nga Rama dhe Xhafa”- deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?