Basha del pas deklaratës së ambasadorit amerikan Lu

 

Pak pasi ambasadori amerikan Lu kritikoi PD për vandalizmat doli shefi i opozitës, Lulzim Basha.Ai ka falenderuar sërish të gjithë qytetarët që u bënë sot pjesë e marshimit të protestës së PD. Dhe nuk tha asnje fjale per xhamat e thyer apo dhunen sic permendi Lu.

Përmes një deklarate të shkurtër për mediat, Basha thotë se si asnjëherë më parë qytetarët u bënë bashkë për ti thënë stop krimit dhe korrupsionit qeverisës.

Basha: “Mirënjohje pa kufi për të gjithë ju që morët pjesë në marshimin e protestës duke i dhënë kuptim lirisë e kurajos qytetare. Asnjëherë më parë nuk është mbushur bulevardi me qytetarë të bashkuar si sot për të ndalur korrupsionin e krimin”.

Basha ka kujtuar sërish se marshimi i sotëm ishte vetëm fillimi i aksionit opozitar.Ai thekson se PD nuk do të tërhiqet deri në çlirimin e vendit nga këta plaçkitës.

Basha: “Sot janë tronditur themelet e ngrehinës së Edi Ramës dhe hajdutëve të tij. Marshimi vazhdon deri në çlirimin e vendit nga këta plaçkitës, derisa qeverisjen tua kthejmë qytetarëve”.

SHKARKO APP