Basha: Detyra jonë politike, të qëndrojmë në krah të drejtësisë dhe SPAK-ut
Lulzim Basha gjatë punimeve të Kuvendit Zgjedhor të degës 12 në Tiranë, iu drejtua atyre demokratëve që sipas tij, injoruan thirrjet për përçarje dhe nuk u bënë pjesë e konfliktit. Sipas tij, shqiptarët janë ngopur me fjalë boshe dhe kanë nevojë për shpresë.
“Hallin e kanë nga SPAK. I janë vërsulur SPAK-ut, kur në fakt është hera e parë në 33 vite që të fuqishmit përballen me drejtësinë. Se ligji deri tani në këtë vend ka qenë vetëm për fukarain, këta shkojnë në burg për lidhje telash, ndërsa ata që vjedhin qindra miliona dhe asete publike, shëtisin restoranteve luksoze jashtë shtetit. Kjo nuk është Shqipëria për të cilën u ngrit rinia dhe u themelua PD 34 vite më parë”, shtoi ai.
Basha tha se barazia para ligjit nuk mund të fillojë pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe të fortëve që nuk i prekte dikur ligji.