Basha: “Dimri” 8-vjeçar përfundon pas dy ditësh

Në fjalën e tij në mbyllje të fushatës të PD-së në sheshin ”Nënë Tereza”, kreu demokrat Lulzim Basha, tha se dimri 8-vjeçar do të marrë fund pas dy ditësh. ”Dimri 8-vjeçar ka edhe dy ditë për të përfunduar. Tirana do t’i prijë të dielën pjesëmarrjes masive dhe fitores më të thellë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. 8 vite me radhë, Rama zhvati dhe grabiti, vendit ia mbylli portat e integrimit dhe mendoi se u bë zot i votës suaj. Por, kjo nuk është Tirana e Edi Ramës, por e shqiptarëve. Të dielën, me votën tuaj, do ta rimerrni Tiranën, Shqipërinë dhe fatin tuaj në duart tuaja”, nënvizoi Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?