Basha: Do nxisim reagimin popullor

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga selia blu, paralajmëron se opozita do të nxisë të gjitha format e reagimit popullor për rritjen e çmimit të energjisë dhe karburanteve. Basha tha se kriza nuk vjen nga jashtë, por është produkt i keqqeverisjes se Edi Ramës. ”Fatkeqësi kriza nuk është një krizë që vjen nga jashtë. Është një krizë që vjen nga brenda, nga keqqeverisja. T’i tregojmë shqiptarëve që me një qeveri të përgjegjshme ka zgjidhje. Nxisim e përkrahim të gjitha format e reagimit popullor”.

SHKARKO APP