Basha: Do t’i shkojmë deri në fund aferës së CEZ-it

Lulzim Basha thotë se Partia Demokratike do t’i shkojë deri në fund hetimit të aferës së CEZ-it.

Sipas tij, Rama ka falur 600 milionë euro, me justifikimin se Çekia do të vendoste veton për Shqipërinë në BE.

“I falem CEZ 600 milion euro, se Çekia mund te vendoste veton per statusin e vendit kandidat per ne BE! Ky eshte justifikimi me i fundit i Edi Ramës. Po a nuk ishte Edi Rama qe bllokoi statusin e vendit kandidat per kryetarin e qarkut te Fierit? Me i rendesishem kreu i qarkut Fier se 600 milion euro te shqiptareve? Nese do te ishte kaq i interesuar per statusin Edi Rama nuk e bllokonte tre vjet me radhe. “Veto” eshte argument per mega­aferen e CEZ. 600 milion eurot e shqiptareve jane falur dhe ndare. Gjithcka tjeter eshte perralle e kokoshit 200 milionesh. Por nuk e ha me njeri kete corbe. Do t'i shkojme deri ne fund kesaj afere. Keto jane leket e shqiptareve te cilet sot po burgosen e shtyhen drejt vetvrasjes per 2000 leke”, shkruan Basha. 

SHKARKO APP