Basha: Do ulim taksat, do përfitojmë miliona euro

 

Me platformën e saj të taksave të ulëta, Partia Demokratike në qeveri do të akordojë 500 milionë euro në vit për ekonominë dhe punësimin.

Një fakt të tillë, kryedemokrati Lulzim Basha e ka pohuar gjatë një takimi me punonjës të rafinerisë së Ballshit.

“Nëse qeveria të trajton si skllav, nëse qeveria të merr me të padrejtë bukën e gojës, nëse qeveria e një vendi pasurohet kur populli varfërohet çdo ditë, ka ardhur koha që ajo qeveri të largohet me hir ose me pahir”, u shpreh Basha.

Teksa gjendjen e vështirë ekonomike të banorëve të zonës, kreu i opozitës mendon ta zgjidhë me një paketë të re taksash.

“Propozojmë ta nisim me një paketë të re taksash, taksat me të ulëta në Ballkan sepse shqiptarët janë sot populli më i varfër në Ballkan. Duke ulur taksat ne u kthejmë shqiptarëve 500 deri në 600 milionë euro në vit", tha ai.

 

 

SHKARKO APP